Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, gjatë një vizite në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) ka kërkuar masa rigoroze ndaj bizneseve të cilat disa prej tyre po e keqpërdorin situatën e fundit për ngritje të çmimeve.
Bislimi tha se situata e fundit nga rreziku i koronavirusit, nuk duhet të keqpërdorët ose shfrytëzohet për pasurim të biznese, duke dëmtuar qytetarët dhe buxhetin e shtetit.
Ministri Bislimi ftoi ATK-në që të jetë në terren dhe të marrë masë ndaj atyre që bëjnë vepër penale për ngritjen e çmimeve.
Edhe drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se do të respektohen të gjitha kërkesat e Qeverisë për mbrojtjen e konsumatorëve.
“Të mos keqpërdoren situatat me qëllim të përfitimit. Do të bashkëpunojmë ngushtë me prokurorinë e shtetet. Nga nata e mbrëmshme ka raste që janë ngrit çmimet. Ne do të bëjmë inspektim në terren. Do t ë jemi të pa kompromis ndaj atyre që keqpërdorin këtë situatë”, tha Murtezaj.