Kryemadhi flet për arrestimin e Metës: Nuk do ta vizitoj në qeli

Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, ka folur për arrestimin e Ilir Metës, ish-president i Shqipërisë.

Në një konferencë për media, Kryemadhi ka pasur kritika për mënyrën se si u arrestua dje Meta.

“Të bëjmë këtë proces kriminal , siç u zhdukën bandat e shijakut. Gjejnë ata djem 2 metra të gjatë, me kapuça në kokë, me kallshnikov. Kur e kanë kërkuar ata Ilir Metën dhe nuk ju ka vajtur ndonjëherë. Edhe pse i kanë rënë në qafë. Pavarësisht se kemi qëndrime të ndryshme për këtë çështje. Kush është Ilir Meta që e kapin ata ashtu? Pastaj na del dhe një motërfuck-ër që e godet në kokë. Harrojnë që shqipëria është një fshat i vogël edhe të gjithë njihemi. Kush është policia e Neritan Nallbatit?” – tha Kryemadhi.

Duke folur për ish-bashkëshortin e saj, Kryemadhi tha se nuk do ta vizitojë në qeli Metën.

“Masa e arrestit për Ilir Metën tenton për të zhvilluar më tej konfliktin tonë familjar. Për gjërat që ata dyshojnë te unë, duan t’ia vendosin Ilir Metës. Nuk do e vizitoj në qeli Ilir Metën. Edhe nëse do të doja unë, nuk pranon ai”, deklaroi Kryemadhi.