Gjethet e mentës kanë vite që vlerësohen nga njerëzit për shijen unike që ofrojnë, por kjo bimë aromatike ofron shumë të mira shëndetësore.
Menta, e cila është e pasur me vlera ushqyese mund të ofrojë kualitet të mirë për terapi të ndryshme dhe mund të përdoret si solucion natyral për probleme të ndryshme.
Times Of India ka shkruar rreth përfitimeve shëndetësore që ofrojnë gjethet e mentës.
Menta ndihmon sistemin tretës dhe rregullon parehatitë e stomakut
Rritja e enzimave në sistemin tretës mund ta bëjë trupin të absorbojë më mirë vlerat ushqyese dhe tretë më mirë ushqimin.
Kur dikush përjeton fryrje në stomak, ka vështirësi në tretje apo ka vazhdimisht parehati në stomak, menta mund të jetë kurë natyrale.
Për mënjanimin e këtyre problemeve këshillohet që të konsumohet çaji i mentës para ose pas ngrënies. Sistemi tretës mund të funksionojë edhe më mirë nëse çajit i shtohet pak xhenxhefil dhe disa pika limon.
Ndihmon në uljen e simptomave të ftohjes
Menta përmban kemikale aromatike të cilat mund të ndihmojnë në zhbllokimin e kanaleve të hundës.
Këshillohet që të bëhet inhalim në mënyrë natyrale me gjethet e kësaj bime, në mënyrë që të lehtësohen simptomat e ftohjes.
Ofron shëndet më të mirë oral
Gjethet e mentës përmbajnë veti natyrale antiiflamatore dhe antibakteriale, të cilat mund t’i mbrojnë mishrat e dhëmbëve nga dëmtimi që mund të shkaktohet nga bakteret.
Ndihmon me shëndetin e lëkurës
Menta ofron përfitime për ata individë që kanë lëkurë të irrituar dhe me akne pasi ka veti qetësuese. Acidi salicylic, i cili gjendet në gjethet e mentës, mund të ndihmojë në zhbllokimin e poreve dhe të reduktojë aknet si dhe mund të ulin inflamacionin në mënyrë natyrale, gjë që ndihmon kundër skuqjes dhe kruarjes.
Mund të ndihmojë në humbjen e peshës
Gjethet e mentës përmbajnë shumë pak kalori ndërkohë që përmbajnë shumë fibra, të cilat ndihmojnë në ndjenjën e të qenit të ngopur dhe ta parandalojnë dëshirën për të ngrënë ushqime të panevojshme. Menta mund të mbështesë përpjekjet për të humbur peshë, pasi mund të shoqërohet me një dietë të balancuar dhe ushtrime të rregullta.