Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Serbia sot ka provokuar sërish, duke i lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën në komunën e Kamenicës.
Kurti tha se institucionet përkatëse të sigurisë së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat sipas tij, kanë për synim nxitjen e tensioneve.
“Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë”, tha Kurti.