Ministria e Mbrojtjes: Ua garantojmë se ushtarakët nuk do të mbesin pa ushqim

Ministrja e Mbrojtjes ka reaguar sa i përket shujtave të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë njoftim thuhet se ‘të gjitha kazermat e FSK-së janë funksionale dhe po shërbehet llojllojshmëri shujtash pavarësisht nga jo që po tentohet të propagandohet në disa medie dhe rrjete sociale. E vërteta është se nuk ka mungesë të ushqimit dhe as të cilësisë, pasi të njëjtat produkte bazë përdoren në çdo shtëpi në Kosovë, e vetmja gjë me të cilën po përballemi është mungesa në numër e stafit teknik, pasi kuzhinierët veçse i kemi angazhuar në këtë periudhë si rezultat i marrëveshjes me Qendrën Sutdentore si dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës’.

“Ky problem do të zgjidhet sapo të mbyllet konkursi për pranimin e stafit profesional vetanak, konkurs ky që është hapur dhe çdo procedurë do të përfundoj në afat prej 45 ditësh”, përcjell klankosova.tv.

Ministrja e Mbrojtjes përmend dhe letrën e drejtuar asaj nga Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, për të cilën shprehet se është në ‘vazhdën e komunikimit të zakonshëm ku raportohen vështirësitë të cilat hasen gjatë rrugës, dhe sigurisht se ndërtimi i kapaciteteve të vetqëndrueshmërisë sa i përket ushqimit nuk është një proces pa vështirësi’.

Ministria garanton se ushtarët e FSK-së, nuk do mbesin pa ushqim.

“Ushtarakët nuk do të mbesin pa ushqim, këtë ua garantojmë pjesëtarëve të FSK-së”.