Plagoset aksidentalisht një zyrtare policore nga kolegu në Prishtinë

Një oficere policore është plagosur aksidentalisht nga një koleg i tij në vendin e punës sot në Prishtinë, raporton Paparaci.

Paparaci ka marrë vesh se incidenti ka ndodhur brenda Stacionit Policor Jugu në kryeqytet të premten në mëngjes.

E kontaktuar nga mediumi, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se Inspektorati Policor merret me rastin.