Mbi 2000 gjoba trafiku në Kosovë

Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë, ka realizuar 2 mijë e 41 gjoba trafiku.

Në të njëjtën vazhdë kohore, u regjistruan 22 aksidente me të lënduar, një me fatalitet, dhe 30 të tjerë me dëme materiale.

13 persona u arrestuan, shtatë u dërguan në mbajtje dhe tre të tjerë u dërguan në vuajtje të dënimit.