Rrëmbyen një burrë dhe e dërguan në Shqipëri, arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë dhe një i Kosovës, i janë dorëzuar nga Policia e Shqipërisë, pasi dyshohet se kanë rrëmbyer një burrë në Prizren dhe e kanë dërguar në Shqipëri. 

Rasti ka ndodhur të mërkurën dhe është cilësuar si rrëmbim. 

Viktimës thuhet se i është ofruar tretman mjekësor. 

“Raportohet se viktima mashkull kosovar ishte rrëmbyer nga dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i R. Shqipërisë dhe tjetri shtetas i R. Kosovës dhe ishte dërguar në R. Shqipërisë. Policia e R. Shqipërisë  kanë arritur të ndalin veturën e të dyshuarve dhe më pas ata i janë  dorëzuar Policisë së Kosovës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

Me vendim të prokurorit të dyshuarit thuhet se janë dërguar në mbajtje.