Asgjë nuk e ka vërtetuar se cili mish është më i mirë, ai i pulës apo i qurës, ka shkruar “New York Post”.
“Të dyja, edhe pula edhe qura janë të pasura me proteina, ndërkohë që mishi i të dyjave ka çmim të arsyeshëm, të dyja mund të jenë pjesë e një diete mjaft të shëndetshme”, ka thënë dietologia Frances Largeman-Roth.
Por ajo ka bërë të ditur se ka disa ndryshime kur bëhet fjalë për vlerat ushqyese të mishit të të dy shpendëve në fjalë dhe cila pjesë e cilit lloj ka vlerat e nevojshme për organizmin dhe si përgatiten.
85.05 gramë gjoks pule, pa asht e pa lëkurë përmban 180 kalori, 26 gramë proteina, 2.7 gramë yndyrë, 88 miligramë kolesterol, 0.39 miligram hekur, 0.77 miligram zink dhe 94 miligramë kolinë (vlerë ushqyese, e cila ushqen trurin dhe sistemin nervor).
Kurse gjoksi i qurës, pa asht e pa lëkurë përmban 125 kalori, 26 gramë proteinë, 1.7 gramë yndyra, 68 miligramë kolesterol, 0.6 miligram hekur, 1.46 miligramë zink dhe 72 miligramë kolinë.
Në mostrat e mishit të bardhë pa lëkurë, qura ia kalon atij të pulës sepse përmban më pak kolesterol. Sidoqoftë, Largeman-Roth ka shpjeguar se kur në kombinim futën edhe pjesa më e errët e mishit dhe lëkura dhe qëllimi është tek kolesteroli i paktë, mishi i bardhë i të dy shpendëve konsiderohet më i mirë sesa pjesa më e errët e tyre.
Lëkura te pula dhe qura shton 4 gramë kalori për një servim, ndërsa pjesa krokante e tyre e bën ushqimin të tretet më vështirë.
Kur bëhet fjalë për proteinat, pjesën e mishit pa asht e pa lëkurë, pula e qura janë në barazim, por Largeman-Roth ka thënë se kur krahasohet mishi i errët i të dy shpendëve, atëherë do të shihet se qura ka një avantazh të vogël (3 gramë).
Kur krahasohen më mishin e kuq, për të cilin studimet kanë treguar se mund të ketë lidhje me rritjen e rrezikut të sëmundjes se diabetit, zemrës dhe disa kancereve, ekspertët besojnë se konsumimi i mishit të shpezëve mund të shkaktojë më pak dëmtim në qeliza dhe në ADN.
Proteina perfekte
Kur bëhet fjalë për tretshmërinë, pula është më e mirë, por mishi i pulës është pak më përpara se ai i qurës.
Largeman-Roth shpjegoi se ekziston një sistem për ta vlerësuar tretshmërinë e proteinave, quajtur PDCAAS. Vlerësimi me 1 është perfekt, që do të thotë se proteina ofron të gjitha aminoacidet e nevojshme për organizmin. Mishi i pulës vlerësohet me 0.93, ndërsa ai i qurës 0.91, gjë që do të thotë se pula është pak më e mirë.
Largeman-Roth ka thënë se mishi i qurës dhe ai i pulës meritojnë të jenë në tryezën e secilit individ.
“Por nëse preferoni mishin e errët dhe po përpiqeni të merrni më shumë proteinë në ditë, atëherë gjeldeti e kalon pulën”, shpjegoi ajo. “Për më tepër, përmban më shumë kolinë, një vlerë ushqyese që është thelbësore për shëndetin e trurit dhe kujtesën”.