Ka vazhduar edhe sot “keq” ushqyerja e Ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në kazermat ku operojnë.
Përfundimi i kontratës mes operatorit ekonomike dhe Qeverisë ka bërë që FSK-ja të “Harrnohet” me kuzhinierë nga Menza e Studentëve dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, por ushqimet që përgatiten janë të cilësisë së dobët, shkruan www.gazetastop.com
Edhe këtë të hënë pjesëtarët e FSK-së, kanë treguar për Gazetën Stop, se kur kanë shkuar të ushqehen janë shërbyer vetëm me gjellë e bukë, por që jo si zakonisht të kenë supë apo një sallatë.
Madje ata kanë treguar se sot nuk kanë pasur as ujë për të pirë.