Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi mbrëmë në fshatin Remnik të Vitisë. Njëri prej tyre është dërguar në QKUK, shkruan Gazeta Stop.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës dhe dy pasagjerë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Njëri nga pasagjerët me lëndime të rënda trupore i cili fillimisht tretman mjekësor ka marr në qendrën emergjente në Gjilan, pastaj është dërguar në QKUK.
Lidhur me rastin, policia ka bërë ne dije se janë njoftuar autoritetet kompetente.