Banka Qendrore Evropiane (BQE), paralajmëron se shpërthimi i koronavirusit do të shkaktojë në rënie ekonomike në Evropë të ngjashme më krizën financiare të vitit 2008, gjë që mund të shmanget nëse qeveritë e BE-së ofrojnë mbështetje financiare për ekonomitë e tyre.
Shefja e BQE-së, Christine Lagarde nëpërmjet një telefonate ka nxitur udhëheqësit e evropian të ndërmarrin veprime dhe të mbledhin shpenzime në mënyrë që të kundërveprojnë ndaj efektet ekonomike të koronavirusit.
“Nëse nuk merren veprime në kohë, Europa do të rrezikonte një skenar që do të kujtojë shumë prej nesh për Krizën e Madhe Financiare të vitit 2008”, tha Lagarde.
Sipas saj, BQE po shqyrtonte të gjitha opsionet e saj para takimit të saj të enjten, kur pritet gjerësisht të ulë normat e interesit dhe të zgjerojë programin e saj lehtësues.
Këto opsione përfshijnë mjete stimuluese monetare që do të sigurojnë fonde “super të lira” për bankat për të siguruar që kreditë të jenë të disponueshme në të gjithë bllokun.
Sidoqoftë, ajo paralajmëroi që masat e politikës do të funksiononin vetëm nëse ata kishin mbështetje të plotë nga qeveritë e BE-së.