Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet një deri në katër gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 dhe 19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi një deri në katër metër për sekond.