Po, avokadot të shijojnë shumë, por a e dini se çfarë përfitimesh keni në shëndet prej tyre, nëse i konsumoni çdo ditë?
Avokadot janë një ushqim i mrekullueshëm dhe shtimi i tyre në ushqime të ndryshme, ju përmirëson shëndetin e zemrës, mendjes dhe shëndetin e lëkurës.
Më poshtë ju tregojmë disa përfitime!
Përmirëson kolesterolin tuaj
Avokadot janë të pasura me yndyrë të pangopur, e cila është e shëndetshme. Yndyra e mirë rrit nivelin e kolesterolit tuaj HDL dhe ul kolesterolim e keq të LDL.
Përmirëson tretjen
Gjysmë avokadoje përmban më pas se 5 gram fibra dietike. Shtimi i avokados në regjimin tuaj dietik mund të parandalojë kapsllëkun. Gjithashtu avokadoja është një ushqim që të ngop shpejt dhe ju mban të pauritur për orë të tëra.
Ju mbron nga sëmundjet dhe infeksionet
Avokadot janë një burim i shkëlqyer i vitaminës B, që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve dhe infeksioneve. Ato gjithashtu përmbajnë vitamina C dhe E, që ndihmojnë në parandalimin e kancerit.
Bëni gjumin më të qetë
Avokadot janë të pasura me magnez, dhe ekspertët i konsiderojnë si një ushqim kundër stresit. Sigurohuni të hani pak avokado para se të flini, për gjumë të qetë.
I jep shkëlqim lëkurës
Ngrënia e avokadove jo vetëm i jep shkëlqim lëkurës por edhe flokëve tuaj. Kjo për shkak të vitaminave të saj të tretshme në yndyrë dhe yndyrave të pangopura. Prandaj për lëkurë të shëndetshme, hani avokado çdo ditë.