Deputeti i Kosovës Avdullah Hoti ka njoftuar se sot priten të ratifikohen tri marrveshje ndërkombtare: dy me Bankën Botërore dhe një me Bankën Evropiane për Investime.
Hoti thekson se Marrëveshja me Bankën Botërore është në shumë prej 90.3 milionë euro si mbështetje direkte buxhetore për ligjet që janë miratuar në Kuvendin e Kosovës.
“Sot, në Kuvendin e Kosovës priten të ratifikohen tri marrëveshje ndërkombëtare: dy me Bankën Botërore dhe një me Bankën Evropiane për Investime. Këto tri marrëveshje burojnë nga marrëveshjet bazë të anëtarësimit të Kosovës në këto banka, të cilat anëtarësime kanë ndodhur në ‘regjimin e kaluar’“.
“Marrëveshja me Bankën Botërore është në shumë prej 90.3 milionë euro si mbështetje direkte buxhetore për ligjet që janë miratuar në Kuvendin e Kosovës. Kjo praktikë e marrjes së kredisë për të mbushur buxhetin është e gabuar. Kreditë e tilla merren në kohë krizash kur ka rënie të të hyrave buxhetore. Zakonisht kreditë në vite normale buxhetore merren për projekte kapitale. Kjo kredi nuk është e relfektuar në strategjinë e borxhit 2025-2027.
Kosova nuk po vuan për mjete, por për politika të mira. Është e pakuptimtë që buxheti të mbahet në llogarinë e Qeverisë në Bankën Qendrore të Kosovës, e të merret kredi”, shkroi Hoti.