Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të shoqërohen me riga të shiut të intensitetit të dobët”.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.