Moti i vranët sot, temperaturat deri në 24 gradë Celsius

Sot në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë Celsius, e ato maksimalet vijojnë nga 19 deri në 24 gradë Celsius, përcjell Gazeta Stop.

“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.