Moti sot me shi

Moti me vranësira dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë do të mbizotërojë të dielën në Kosovë.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 9 gradë celsius.

Maksimalet pritet të arrijnë deri në 15 gradë celsius.

Siç thuhet në parashikim, sasitë e reshjeve në disa zona do të jenë të larta në intervale të shkurta kohe.