Forent Muslija ka marr një tjetër goditje pas asaj të përjashtimit nga grumbullimi me Përfaqësuesen e Kosovës.
Futbollisti i cili luan në Bundesligën e Gjermanisë, te skuadra e Freiburgut, nuk është ftuar nga trajneri Julian Schuster, për ndeshjen e fundjavës kundër Bohumit.
Ai gjatë konferencës për media, e ka lidhur mungesën e Muslija me ngjarjet e fundit te Kosova.
“Është e rëndësishme të jesh përgjegjës për gabimet e tua”, deklaroi mes tjerash Julian Schuster.
Kujtojmë që Florent Muslija së bashku me Edon Zhegrovën dhe Arijanet Muric, ishin përjashtuar nga trajneri i Kosovës, Franco Foda, pasi kishin thyer rregullat e grumbullimit, duke vizituar lokalet e kryeqytetit dhe nuk janë kthyer në hotel deri në orët e vona.