Stadioni i FFK-së ku shikuesit hipin me shkallë primitive në tribuna
Pavarësisht tentimit për investime në infrastrukturën sportive nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), gjendja nuk është përmirësuar ende.
Një investim nga FFK-ja në fushën ndihmës në Bërnicë të Prishtinës, po del të jenë tepër i mangët, e sidomos kur dihet se ky stadion përdorët për të luajtur grup moshat e reja, të cilat janë e ardhmja e futbollit vendor, por edhe e Kombëtares së Kosovës.
Se investim i FFK-së, është gjysmak tregojnë shkallët që përdoren për të hipur në tribuna shikuesit, janë si të ishin të shekullit të kaluar, e jo të vitit 2024.
Gazeta Stop ka siguruar foto të cilat tregojnë gjendjen e mjerë në këtë stadion.