Ilir Daja reagon për herë të parë pas largimit nga Ballkani

Ilir Daja, ka reaguar për herën e parë disa ditë pasi I ndau rrugët me kampionin aktual të Kosovës, Ballkanin.

Daja përmes një shkrimi në rrjetin social kujtoi kohën e kaluar tek skuadra nga Suhareka.

Ai falënderoj të gjithë duke filluar nga presidenti Arsim Kabashi, tifozët “Xhebrailat” e secilin qytetar të Suharekës.

“Në këtë moment do të doja të përqafoja dhe falënderoja secilin nga ju që e bëri aventurën time në Suharekë më të mirën në aspektin njerëzor dhe profesional, duke filluar nga presidenti Arsim Kabashi, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij, secili nga anëtarët e stafit tim teknik, çdonjërin nga futbollistët, çdo tifoz, veçmas ‘Xhebrailat’, çdo qytetar të Suharekës, falënderime dhe mirënjohje pa fund. Largohem nga Suhareka shumë krenar për çdo ditë të punës time aty, për çdo fitore, trofe e suke në garat evropiane. Pafundësisht mirënjohës për të gjithë, jashtëzakonisht i lumtur në qytetin dhe klubin ku erdha si mysafir dhe largohem i përmbushur dhe ndjesinë e një pjesëtari të familjes së madhe Ballkani, së cilës i uroj dhe dëshiroj suksese të reja dhe më të mëdha. Faleminderit Ballkani”, tha Daja.

Strategu shqiptar arriti suksese të prekshme me Ballkanin, duke e shpallur tri here kampion.

Po ashtu, ai e fitoi edhe Kupën e Kosovës dhe po ashtu edhe Superkupën.

Ilir Daja, arriti që Ballkanin ta kualifikojë dy here në fazën grupore të UEFA Conference League.