Dogana dhe Policia e Kosovës kanë parandaluar sot një kontrabandë me mallra.
Rreth orës 06:35 në brezin kufitar mes Dobrosinë (SRB) dhe Stublinë (RKS) është vërejtur një automjet me targa serbe i cili dyshohet se ishte duke kontrabanduar mallra.
Në veturë iu gjetën 340 kilogramë duhan të llojeve të ndryshme, përcjell Klankosova.tv.
“Automjeti i dyshuar është arrit të ndalet gjatë kontrollit është vërejtur se drejtohej nga i dyshuari nga Bujanoci -SRB ,i cili kishte pasur të ngarkuar disa thasë të najlonit te zi ku në brendësi kishte duhan me peshe nga 500 gram gjithsej 340 kg të llojeve te ndryshme si:Malbooro slim, Malboro silver, Sobranie dhe Tabako”, thuhet në njoftimin e doganës.
Vlera e mallit dhe shmangiet doganore janë rreth 20 mijë euro.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, malli i kontrabanduar dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor te Dheu i Bardhë.