I vrari mbrëmë në Prishtinë, varroset sot – detajet

Premtim Gashi, i cili mbeti i vrarë mbrëmë si pasojë e të shtënave me armë zjarri me grupin Sekiraqa, do të varroset sot në varrezat e kryeqytetit në “Arbëri”.

Varrimi pritet të bëhet nga ora 16:00, kështu kanë njoftuar familjarët.

Përveç vrasjes së Premtim Gashit, të plagosur kanë mbetur edhe 5 persona tjerë, të cilët janë duke u trajtuar nëpër Klinikat e QKUK-së.

Gjendja e tyre është stabile, thanë për Insajderin drejtorët e klinikave.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se konflikti ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme.

Si dhe me urdhër të prokurorit 5 të përfshirët në rast janë ndaluar.