Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16gradë Celsius, transmeton www.gazetastop.com
Ndërsa, ato maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 dhe 33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.