Presidentia e Kosovës Vjosa Osmani tha se nuk mund të ëndërrohen rezultate të prekshme nga dialogu me Serbinë, pa një “barazi” mes palëve.
Në një diskutim në konferencën Globsec të shtunën në Pragë, ajo u shpreh e sigurt se me ardhjen e Kaja Kallas në detyrën e shefes së diplomacisë së Bashkimit Europian “barazia do të kthehet në tryezë”,
Në platformën X, ajo ka theksuar në negociata, tavolina duhet të jetë në një nivel, duke folur për dialogun Kosovë -Serbi.
“Tani për tani, tavolina në dialogun Kosovë-Serbi është përmbysur”.
“Është koha që barazia të kthehet në tryezë. Ky është parakushti i suksesit. Nga diskutimi i djeshëm në GLOBSEC2024 në Pragë”, ka thënë Osmani.