Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident në Komoran

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Komoran.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se në aksident është përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Rreth orës 00:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Komoran). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion)”.

“Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Njësitet relevante policore janë marrë me aksidentin”, thuhet tutje në konfirmim.