Moti sot pritet të mbajë me diell dhe vranësira, parashihen edhe riga shiu të përcjellura me rrufe.
“Në zona të izoluara mund të ketë reshje breshëri”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.