Në moshën 66 vjeçare ka vdekur ish-punëtori i KEK-ut, Muharrem Ahmeti nga fshati Beçuk i Komunës së Vushtrrisë.
Familja Ahmeti ka njoftuar se varrimi do të bëhet sot (e hënë), në Beçuk.
“Familjarë dhe miq,
Ju njoftoj se, sot, në moshën 66 vjeçare ka ndërruar jetë babai ynë Muharrem Ahmeti (1958). Varrimi do të bëhet me datë 19 gusht 2024, ditë e hënë, në fshatin Beçuk të Komunës së Vushtrrisë, në ora 17:00.
Ndërsa, e pamja mbahet në fshatin Milloshevë të Komunës së Obiliqit për 3 ditë”, thuhet në njoftimin e Familjes Ahmeti në rrjetin social Facebook.
Për vdekjen e Muharrem Ahmetit ka njoftuar edhe Sindikata e Re e KEK, me ç’rast i ka shprehur ngushëllime familjes.
“Në këto momente të vështira, Sindikata e Re e KEK-ut shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të të ndjerit”, thuhet në njoftimin e sindikatës.
Njoftimi i plotë nga Sindikata e re e KEK:
NJOFTIM MORTOR
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë kolegu dhe miku ynë, Muharrem Ahmeti.
I ndjeri ishte një punëtor i përkushtuar dhe aktivist i Sindikatës së Re të KEK-ut.
Varrimi do të bëhet të hënën, më 19 gusht 2024, në fshatin Beçuk të Komunës së Vushtrrisë, në ora 17:00.
E pamja do të mbahet për 3 ditë në fshatin Milloshevë të Komunës së Obiliqit.
Në këto momente të vështira, Sindikata e Re e KEK-ut shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të të ndjerit.
Pushoftë në paqe!