Një incident ka ndodhur në parkingun e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku është raportuar një vrasje. Sipas informacionit të siguruar nga Dukagjini, i dyshuari për këtë vrasje, që është një zyrtar policor me inicialet F.,R., ka vrarë burrin e tezës.
Kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, ka konfirmuar se i dyshuari është zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt.
“Po mund të konfirmojmë se i dyshuari për vrasjen është zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt. Ekipet e IPK-së janë njoftuar dhe janë nisur për vendngjarje”, ka deklaruar Hodaj për Dukagjinin.
Në një deklaratë të mëtejshme, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka, ka dhënë detaje të tjera për incidentin.
“Sot me 16.08.2024 , ne ora 19/25, ne rrugën “Engjell Zefi” ne fshatin Bibaj komuna Ferizaj , ne parkingun e sallës se dasmave ,Fron Pallac“ na ndodhur një vrasje, me te marr informacionin , menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dalë njësi policore reaguese dhe hetuesit , sipas informacioneve fillestare i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasje eshte një zyrtar policor, i cili është arrestuar , ne lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore ne Ferizaj dhe Inspektorati Policor, për informata tjera ju informojmë me raport shtese”, ka njoftuar Reka.