Pasi i dha fund aventurës së tij në MLS me Chicago Fire, Xherdan Shaqiri ka zgjedhur që të rikthehet aty ku nisi çdo gjë, te Baseli.
Futbollisti shqiptar që ka përfaqësuar Zvicrën u rikthye në “shtëpinë” e tij, nga e cila u largua kur ishte vetëm 20 vjeç për te Bayern Munchen.
𝓗ä𝓻𝔃𝓵𝓲𝓰𝓰 𝔀𝓲𝓵𝓵𝓴𝓸𝓶𝓶𝓮 𝓭𝓮𝓱𝓮𝓲 ❤️💙#FCBasel1893 #AlliZämme #BrennefürdrFCB #rotblaulive
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) August 16, 2024
Transferiere jetzt auch du zur @baloise_ch pic.twitter.com/Ri2LXcYaPL
Karriera e tij më pas kishte ulje-ngritje, duke shkuar te Inter, Stoke City, Liverpool dhe në fund në SHBA.
32-vjeçari i lindur në Gjilan vjen te Baseli si lojtar i lirë, teksa do të përpiqet të ndihmojë skuadrën zvicerane të arrijë objektivat e vendosur për këtë sezon.