Një vetaksident është regjistruar në orët e hershme të së premtes, në fshatin Plançor të Gjakovës.
Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person ka mbetur i lënduar, dhe i njëjti është dërguar të trajtim mjekësor.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 05:50 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Plançor-Gjakovë (rruga Gjakovë-Deçan). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një automjeti kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte vet-aksidentuar. Për pasojë përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Elezaj për Klankosova.tv.