Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius.
IHMK gjithashtu njofton se do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi 1-6m/s.
“Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 09:00-17:00 të mos u ekspozoheni rrezeve direkte të diellit”, njofton IHMK.