7 persona me COVID-19 në Infektivë, njëri në mjekim intensiv

Në Klinikën Infektive në Shërbimin Spitalor Universitar të Kosovës, aktualisht janë duke u trajtuar 7 pacientë me Covid-19, 3 prej të cilëve me oksigjeno-terapi, përderisa njëri është në mjekim intensiv.

Sipas drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, Covid-19 është një sëmundje e cila tashmë është e pranishme si sëmundje e rëndomtë në popullatën e vendit, transmeton klankosova.tv.

”Nuk është më emergjencë e madhe, nuk është më një situatë e tillë kur duhet të merren masa strikte izoluese, por herë pas here, në mënyrë sporadike paraqitet”.

”Tashmë në Klinikën Infektive kemi diku 7 pacientë të cilët janë të spitalizuar, 3 nga ta janë me oksigjeno-terapi”.

”E kemi një pacient i cili është duke u trajtuar në mjekimin intenziv, i cili është në gjendje klinike më të rëndë”, ka theksuar për RTK-në, Vishaj.

Pacientët e hospitalizuar janë të moshave të shtyra, të cilët kanë edhe sëmundje kronike.