Këshilli Drejtues e ka zgjedhur Arben Hajrullahun rektor të ri të Universitetit të Prishtinës me gjashtë vota.
Hajrullahu u zgjodh në pozitën e rektorit, të cilën aktualisht e mban Qerim Qerimi, njofton Klankosova.tv.
Ky ishte konkursi i dytë për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës, proces i cili dështoi një muaj më herët, pasi asnjë nga kandidatët nuk e patën marrë shumicën e votave të nevojshme.