Efekti i lëngut të boronicës së kuqe në shëndetin e prostatës

Lëngu i boronicës është më shumë se vetëm një përbërës koktejesh. Si burim i mirë i vitaminës C, ky lëng është shumë i mirë për shëndetin pasi që përmban sasi të bollshme e të antioksidantëve.

Boronica e kuqe përmban vitaminë E, fosfor, kalcium magnez, kalium e klor. Konsumimi i lëngut të boronicës së kuqe thuhet se ndihmon kundër infeksioneve të traktit urinar, parandalon ulcerën, përmirëson imunitetin, parandalon bllokimin e arterieve si dhe rregullon tretjen.

Burrat, pasi të arrijnë një moshë të caktuar kujdesen më shumë për shëndetin e prostatës, pasi rastet me kancer të saj po rriten, shkruan HealthDigest.

Sipas një studimi që është bërë në vitin 2016, konsumimi i përditshëm i boronicës së kuqe të thatë e të bluar, përmirëson gjendjen e pacientëve me kancer të prostatës. Përveç konsumimit të boronicës së kuqe, të nevojshme janë edhe ushtrimet. 

Studimet kanë treguar se ekstrakti i boronicës së kuqe mund të ulë nivelin e proteinës që quhet cyclin, e cila ndikon në rritjen e kancerit të prostatës.

Përveç kësaj, lëngu i kësaj frute mund të parandalojë infeksionin H.Pylori, i cili njihet si shkaktar i kancerit të stomakut dhe atij gastrik.

Te pacientët e diagnostikuar me kancer të prostatës, konsumimi i lëngut të boronicës së kuqe parandalon shpërndarjen e tij.

Përveç kancerit, ky lëng i kuq ndihmon edhe kundër problemeve të tjera shëndetësore që kanë të bëjnë me prostatën e traktin urinar.

Nëse dikush dëshiron ta përgatisë lëngun në shtëpi, gjithçka që duhet të bëjë është t’i ziejë mirë boronicat e kuqe, pastaj masa hidhet nëpër shishe dhe lihet të ftohet.