Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror i cili ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.
Rasti ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Gashi tha se në aksident ishin të përfshirë katër vetura.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendngjarje kanë dalur njësitet relevante. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Gashi.