Ka vdekur një person si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Rastin për Ekonomia Online, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se pasagjeri ka mbetur i vdekur, ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të rënda.
“Ju informoj se me datën 04.08.2024 rreth orës 06:30 në Autostradën “Arben Xhaferi” në KM-3 drejtimi Lipjan-Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku (Vet-aksident) ku një veturë ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe më pas duke përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri dhe lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i veturës, i cili është duke u trajtuar (mjekuar) në QKU në Prishtinë”, konfirmoi Hoxha.
Ndërsa, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore dhe ato të emergjencës.
Dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML.
“Njësia e Mjekësisë ligjore kanë tërhequr kufomën, e cila me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Hoxha.