Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka njoftuar se ka marrë vendim për caktimin e çmimit të naftës dhe produketeve të saj.
Sipas MINT-it, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 cent për litër, kurse marzha tregtare maksimale e lejuat e shitjes me pakicë është 12 cent për litër.
“Llogaritja e marzhës tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë bëhet sipas nenit 4 paragrafi 1.1 dhe 1.2. të U/A Nr. 03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse. Ky vendim hyn në fuqi nesër ( 04.08.2024) dhe mbetet në fuqi tridhjetë (30) ditë”, thuhet në njoftimin e MINT-it.