Ju keni ëndërruar për një marrëdhënie dhe keni investuar kohë, para, mund dhe lot në kërkim të njeriut të duhur. Pastaj ai shfaqet. Dhe pastaj ju rezistoni. Pastaj grindeni, largoheni, apo edhe e lini këtë marrëdhënie që po prisnit, nga frika e të rënit në dashuri.
A keni dyshuar te vetja apo te personi tjetër kur duket se, më në fund, keni në krah pikërisht atë që keni kërkuar? A e gjeni veten duke analizuar apo edhe duke justifikuar nëse kjo është me të vërtetë ajo që dëshironi? E keni pyetur veten nëse jeni gati për një lidhje apo do të ishte më mirë të qëndronit beqar/e? Keni një këmbë brenda dhe një këmbë jashtë marrëdhënies? Ndoshta keni pasur dëshirë të madhe për intimitet dhe tani që ka ardhur kjo kohë, ndiheni të frikësuar nga dashuria.
Nëse ndonjë nga këto mendime ju ka shkuar në mendje, jeni në buzë të shkëmbit dhe ana tjetër është vetëm një hap larg. Por ju e dini se gjithçka në botën tuaj do të ndryshojë me atë kërcim dhe ju po vendosni dy zemra në peshore. Rrezikoni të lëndoheni dhe rrezikoni të lëndoni edhe dikë tjetër. Por le të shikojmë më shumë në këtë rezistencë dhe të kuptojmë nëse jeni gati ta bëni atë kërcim.
1. Nëse e imagjinoni jetën tuaj në 10 apo 20 vjet, dëshironi të jeni vetëm apo me një njeri në krah ?
Nëse jeni në moshë dhe po afron fundi i ditëve tuaja, a dëshironi që dikush t’ju mbajë dorën dhe t’ju mbështetë? A do të ishit të gatshëm ta bënit këtë për dikë tjetër?
2. Dëshironi të keni një shoqërues në udhëtimet tuaja për të eksploruar dhe përjetuar emocione të tjera duke shëtitur vende të reja së bashku?
Dëshironi të krijoni kujtime të mrekullueshme me dikë?
3. Dëshironi të jepni dhe të merrni sërish dashuri?
Keni dashuri në zemër, që aktualisht nuk keni ku ta shprehni? A mund t’ia shtoni kënaqësinë dhe shoqërinë dikujt tjetër? A jeni të gatshëm të merrni dashuri?
4. A do të ishte marrëdhënia frymëzim për dikë tjetër?
A ka nevojë njëri prej fëmijëve tuaj për një model që përmirësohet pas një eksperience negative? A do t’i ndihmonte guximi juaj të ishin të guximshëm në jetën e tyre?
5. Nëse vendosni të mos keni më kurrë një lidhje, a do të pendoheshit?
Vetëm ju mund ta dini nëse po i rezistoni një marrëdhënieje të mirë ose nëse ndjenjat tuaja ambivalente janë një paralajmërim se marrëdhënia nuk është e mirë për ju. Mendoni për këtë dhe dëgjoni nga brenda se cila është përgjigjja për ju. Dhe nëse mendoni se keni gjetur një ndeshje të mirë që mund të kthehet në diçka magjike, atëherë jini të guximshëm dhe shkoni për të. Kjo jetë nuk është një provë fustanesh dhe nuk e dini sa kohë ju ka mbetur.