Ka vdekur specialisti i ortopedisë Faton Morina. Për këtë ka njoftuar Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (SHSKUK).
“Me dhimbje dhe pikëllim pranuam lajmin për vdekjen e Prof.Dr. Faton Morina, specialist i Ortopedisë dhe ish- drejtor i Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Prof.Fatonin e kujtojmë si njeri punëtor, kolegial dhe i urtë, me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale, i gatshëm në çdo kohë për të përkrahur, dhe përgatitur gjenerata të tëra të mjekëve dhe ortopedëve të rinj”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Për vdekjen e Morinës SHSKUK-ja u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve.