Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka thënë se situata në vatrën e zjarrin në Shëngjin është problematike.
Sipas njoftimit, përveç zjarrfikësve, për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe helikopteri “Cougar”, por si pasojë e erës së fortë bëhet e ditur se zjarri është përhapur duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe bizneset.
“U morën masat në kohë për evakuimin e tyre, duke bërë të mundur shmangien e rrezikut. Ditën e djeshme operuan 20 mjete zjarrfikëse gjatë gjithë natës me 60 forca zjarrfikëse. Ndërsa sot veç helikopterit Cougar po punojnë edhe 40 mjete zjarrfikëse dhe 150 forca operacionale”.
“Pas kërkesës drejtuar Mekanzimit Evropian të Mbrojtjes Civile pritet të mbërrijnë shumë shpejt dy avionë Canadair për ndërhyrje nga ajri. Situata vijon të mbetet problematike pavarësisht gjithë angazhimit në nivel kombëtar”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje banorëve të bashkëpunojnë me forcat e policisë dhe zjarrfikësit në rast nevoje për evakuim.
“Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për ndihmën e dhënë! Puna po vijon edhe në disa vatra të tjera ë vijojnë të jenë aktive në qarqet Korçë, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan”, thuhet në reagim.