Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se marta do të jetë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë celsius, e ato maksimale do të shkojnë deri në 32 gradë celsius.
Sipas IHMK-së, vranësirat do të fokusohen më tepër në relievin malor.
Instituti ka njoftuar se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, e lehtë deri në mesatare.