Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj për vrasjen e Faton Hajrizit ka thënë se Kosova ka shënuar edhe dy humbje të tjera ndaj Serbisë me këtë ngjarje.
Haradinaj u shpreh se shteti dhe sistemi korrektues i vendit ka qenë humbja e parë pas rastit të Faton Hajrizit dhe së dyti Serbia do të shfrytëzoi këtë situatë për të akuzuar Kosovën dhe për ta bërë një kundërvlerë me atë që ka ndodhur me 24 shtator në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshter Afrim Bunjaku.
“Kosova ka dy humbje tjera, pos jetës së një qytetari tonë si Fatoni, ka ra prej provimi edhe shteti ligjor i Kosovës dhe Sistemi Korrektues. Humbja tjetër e radhës është se Serbia do të shfrytëzojë këtë situate për të akuzuar Kosovën dhe për ta bërë një kundërvlerë të asaj që ka ndodhur me sulmin terrorist në Bansjkë me 24 shtator”, deklaroi Haradinaj në Debat Plus.