Janë mbyllur sot edhe dy pompa të derivateve në veriun e vendit.
Njëra nga to në Zveçan edhe një Leposaviq, pika këto që i takonin kompanisë serbe “Nis Petroll”.
Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Nuk ka pas ndonjë incident gjatë këtij aksioni, ku policia ka qenë asistuese e AKP-së”, tha Elshani për Klankosova.tv
Javën e kaluar në veri u mbyllën edhe tre pompa të kësaj kompanie që vepronin ilegalisht në veri.
Agjencia Kosovare e Privatizimit ua kishte ndërprerë kontratat e qirasë.
Këto pika kishin punuar pa licencë, derisa dy prej tyre nuk ishin as të fiskalizuar..