Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar rastin e vdekjes së një gruaje që ka ndodhur të shtunën, pasi që tri vajzat e saj kanë raportuar se dyshojnë që vdekja ka ndodhur si pasojë e moskujdesit.
“Tri ankueset femra kosovare kanë paraqitur rastin e vdekjes së nënës së tyre që dyshojnë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e moskujdesit”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Nuk janë bërë të ditura të tjera detaje për rastin.