Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë celsius.
Ky institut ka bërë thirrje që të bëhet kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit.
“Personat me sëmundje kronike të ju shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë , rroba me ngjyrë të lehta. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.
Preferohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit për shkak të indeksit UV të lartë. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.