Ndërkohë që shumë dietologë nuk rekomandojnë konsumimin e ushqimit para gjumit, ka disa ushqime që bën të konsumohen në mbrëmje, e të cilat mund të rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.
Eating Well ka shkruar se bademet janë ushqimet që dietologët rekomandojnë që mund të konsumohen në mbrëmje sepse përmbajnë sasi të bollshme të fibrave dhe proteinës.
Përveç këtyre, ato përmbajnë edhe sasi të konsiderueshme të yndyrave të shëndetshme, magnez dhe vitaminë E, ndërkohë kanë sasi shumë të vogël se kalorive, karbohidrateve e yndyrave të pashëndetshme.
Ushqimet që mbështesin stabilizimin e nivelit të glukozës në gjak janë ato që përmbajnë fibra, sepse fibrat e rregullojnë procesin e tretjes dhe ndihmojnë që sheqeri në gjak të jetë në nivelin e duhur.
Proteina është një tjetër përbërës ushqimor që nuk e lejon destabilizmin e glukozës.