Moti sot me temperatura deri në 30 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26-30gradë Celsius.

“Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor”.

“Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12- 15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.