Rama: Nga 1 korriku paga mesatare e mësuesve 950 euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë sot se rroga mesatare e mësuesve nga 1 korriku do të jetë 950 euro.

Rama në një postim në Facebook shkruan se ishte një rrugë e mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të vendit e që siç thotë ai “e morëm në dorë copë e çikë”, por që thekson se e ngritën pagën mesatare të mësuesve në 950 euro në muaj.

Kryeministri i Shqipërisë postimit të tij në Facebook ia ka bashkëngjitur edhe një video.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë që falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të këtij vendi që e morëm në dorë copë e çikë, e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950 EURO në muaj, si edhe me bindjen se më e mira është ende përpara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.