Telashet nuk po marrin fund për Taynën e cila ka nisur një betejë me ish-menaxherin e saj, Rinor Hykollin. Tayna ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se është anuluar pjesëmarrja e saj në Alba Festival.
Ylli i skenës muzikore shqiptare ka thënë se kjo gjë ‘nuk ishte në dorën e saj’.
“Pjesëmarrja ime në “Alba Festival” anulohet. U kërkoj falje fansave të mi, por nuk ishte në dorën time’
Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për ndonjë bllokadë apo kanë qenë shkaqe të tjera ato që ia kanë bërë të pamundur pjesëmarrjen në minutë të fundit.
Kujtojmë se projekti më i ri i saj, u bllokua nga ish-menaxheri Hykolli në Youtube. Pas disa replikave të forta publike përmes postimeve në rrjetet sociale mes të dyve, kënga u zhduk nga Youtube.
Tayna ka paralajmëruar se këtë çështje do ta ndjekë në rrugë ligjore.